Turqia

Turqi, arrestohen 160 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Të dyshuarit u arrestuan në një seri operacionesh të njëkohshme nëpër 60 provinca të Turqisë dhe në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC)

Gözde Bayar, Erdoğan Çağatay Zontur  | 19.01.2021 - Përdıtësım : 19.01.2021
Turqi, arrestohen 160 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Ankara

Autoritetet turke arrestuan të paktën 160 të dyshuar nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi terrorist që qëndron pas grusht të shtetit të mposhtur të vitit 2016, sipas burimeve të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më herët, prokurorët në provincën perëndimore të Izmirit lëshuan urdhra për 238 të dyshuar si pjesë e një hetimi për infiltrimin e grupit terrorist në Forcat e Armatosura Turke, tha një burim, i cili kërkoi të mbetet anonim.

Të dyshuarit, përfshirë 218 pjesëtarë aktivë të personelit, janë akuzuar për komunikim të rregullt me anëtarët e FETO-s përmes telefonit me pagesë.

Të dyshuarit u arrestuan në një seri operacionesh të njëkohshme nëpër 60 provinca të Turqisë dhe në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti të 15 korrikut të vitit 2016, në të cilën ranë 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın