Turqia

Turqi, arrestohen 15 persona për lidhje me terroristët e FETO-s

Prokuroria po kryen hetime në 3 qytete ku përfshihen punonjës të kompanisë së sigurisë, e cila u themelua nga ish-drejtuesit e Kaynak Holding, e cila konsiderohej qendra financiare e organizatës terroriste FETO

Halil Demir   | 22.09.2021
Turqi, arrestohen 15 persona për lidhje me terroristët e FETO-s

Stamboll

Të paktën 15 persona janë arrestuar në Turqi nën dyshimin për lidhje me organizatën terroriste FETO, e cila qëndron pas tentativës për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria e Republikës së Turqisë po kryen hetime në 3 qytete ku përfshihen punonjës të kompanisë së sigurisë, e cila u themelua nga ish-drejtuesit e Kaynak Holding, e cila konsiderohej qendra financiare e organizatës terroriste FETO.

Si pjesë e hetimit, u lëshua një urdhër për arrestimin e 16 personave, mes të cilëve 15 janë arrestuar tashmë në bastisjet e mëngjesit të sotëm ndërsa një person ende kërkohet. Bastisjet po bëhen në Stamboll, Bursa dhe Gaziantep.

Gjatë kontrollit u sekuestruan sasi të konsiderueshme dokumentesh dhe materiale dixhitale.

Hetimi vërtetoi se personat e përmendur ishin në kontakt me emra të rangut të lartë të organizatës terroriste FETO.

Me vendim të Prokurorisë në Stamboll nga nëntori i vitit 2015, një administrues falimentimi u dërgua në Kaynak Holding. Holdingu zotëronte 19 kompani dhe një fondacion.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grushtit të shtetit në Turqi natën e 15 korrikut të vitit 2016.

FETO është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, me banim në SHBA, ekstradimin e të cilit Turqia zyrtarisht e kërkoi nga SHBA-ja.

Për vite me radhë, anëtarët e kësaj organizate terroriste, duke mashtruar në provime, avancuan në shërbim, duke u infiltruar kështu në institucionet e shtetit. Pastaj, së pari në dhjetor të vitit 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin turk me procese të montuara për korrupsion të pretenduar tentuan të procesojnë shumë zyrtarë të lartë.

Disa vjet më vonë, pasoi përpjekja e përgjakshme për grusht shteti nga terroristët e FETO-s, gjegjësisht një grusht shteti i kryer nga oficerë të infiltruar nga FETO në ushtrinë turke.

Hetimi në lidhje me organizatën terroriste FETO tregoi se është një rrjet global që paraqet rrezik jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilin është aktiv. Zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në shumë raste. Gjatë përpjekjes për grusht shteti në Turqi, 251 persona kanë humbur jetën dhe rreth 2.200 u plagosën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın