Turqi, arrestohen 14 shtetas të huaj për lidhje me DEASH-in
Gjatë operacionit, 4 shtetas sirianë dhe 10 irakianë, të cilët ishin aktivë brenda grupit terrorist, u arrestuan

Ankara
Të paktën 14 shtetas të huaj u arrestuan sot për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH në veri të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e policisë në provincën Samsun të Detit të Zi filluan operacione paralele në 13 adresa në rrethet Ilkadim, Canik dhe Çarşamba, bëri të ditur një burim sigurie.
Gjatë operacionit, 4 shtetas sirianë dhe 10 irakianë, të cilët ishin aktivë brenda grupit terrorist, u arrestuan.
Gjatë operacioneve po ashtu u konfiskuan materiale dixhitale në adresat e të dyshuarve, thuhet më tej. Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.