Turqia

Turqi, 88 nga 98 zjarre pyjore janë vënë nën kontroll

Pakdemirli njoftoi se përpjekjet për të vendosur në kontroll dhjetë zjarret e mbetura pyjore po vazhdojnë

Ali Murat Alhas   | 31.07.2021
Turqi, 88 nga 98 zjarre pyjore janë vënë nën kontroll

Ankara

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve i Turqisë, Bekir Pakdemirli, ka bërë të ditur se që nga e mërkura vendi i tij ka frenuar shumicën e zjarreve pyjore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Pakdemirli njoftoi se përpjekjet për të vendosur në kontroll dhjetë zjarret e mbetura pyjore po vazhdojnë.

Sipas shifrave që ai ndau, zjarret pyjore vazhdojnë në provincat Antalya, Mersin, Adana, Muğla dhe Osmaniye.

Për shkak të zjarreve që shkaktuan dëme materiale dhe mjedisore në rajonet jugore, po ashtu gjashtë persona kanë humbur jetën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın