Turqia

Turqi, 5 terroristë u dorëzohen forcave të sigurisë

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, përmes përpjekjeve të koordinuara të policisë dhe forcave të xhandarmërisë, katër terroristë të PKK-së dhe një terrorist i ekstremit të majtë u bindën të braktisin armët

Ahmet Gençtürk  | 24.01.2021 - Përdıtësım : 25.01.2021
Turqi, 5 terroristë u dorëzohen forcave të sigurisë

Ankara

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë njoftoi se Forcat Turke të Sigurisë bindën 5 terroristë të braktisin armët dhe të dorëzohen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së ministrisë, përmes përpjekjeve të koordinuara të policisë dhe forcave të xhandarmërisë, katër terroristë të PKK-së dhe një terrorist i ekstremit të majtë u bindën të braktisin armët dhe të dorëzohen në Turqi.

Në deklaratë bëhet e ditur se terroristët iu bashkuan grupeve terroriste në data të ndryshme midis viteve 1993-2015 dhe ishin aktivë në Siri dhe Irak.

Nga ministria gjithashtu bëjnë të ditur se numri i terroristëve të PKK-së të cilët janë dorëzuar përmes bindjes këtë vit ka arritur në 14.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın