Turqia

Turqi, 25 për qind e vdekjeve shkaktohen nga hipertensioni

Prof. Dr. Sedat Üstündağ, dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Trakisë, për Anadolu Agency (AA) tha se hipertensioni, i cili shkakton më shumë vdekje në botë dhe dëme të përhershme në trup, është i përhapur edhe në Turqi

Gökhan Zobar   | 25.01.2022
Turqi, 25 për qind e vdekjeve shkaktohen nga hipertensioni

Edirne

Njëzet e pesë për qind e vdekjeve në Turqi janë për shkak të hipertensionit dhe sëmundjeve që rezultojnë nga ndërlikimet e tij, tha një ekspert i fushës.

Prof. Dr. Sedat Üstündağ, dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Trakisë, për Anadolu Agency (AA) tha se hipertensioni, i cili shkakton më shumë vdekje në botë dhe dëme të përhershme në trup, është i përhapur edhe në Turqi.

"54 për qind e njerëzve të moshës 50-60 vjeç janë hipertensivë. Ata përballen me sulm në zemër, goditje në tru dhe dështim të veshkave", tha Üstündağ, duke shtuar se Turqia është një nga vendet me rrezikshmëri të lartë për sa i përket formimit të hipertensionit.

"25 për qind e vdekjeve në Turqi shkaktohen nga hipertensioni dhe sëmundjet që lidhen ndërlikimet e tij. Turqia është një nga vendet me rrezishmëri të lartë për sa i përket hipertensionit. Një studim krahasues u krye në disa vende, përfshirë Turqinë. Katër vite më parë, në një periudhë katërvjeçare, është kryer një studim për të parë se sa persona që nuk kanë hipertension do të rezultojnë me hipertension pas katër viteve. Për fat të keq, Turqia renditet e para me një normë prej 25 për qind. Nëse unë nuk kam hipertension tani, ka një probabilitet 25 për qind që do të kem hipertension pas katër vitesh. Pra një në katër persona, pas katër viteve do të ketë hipertension. Tensioni normal i gjakut për momentin nuk na mbron nga hipertensioni i ardhshëm", shprehet Üstündağ.

- "Duhet ta vazhdojmë luftën"

Duke theksuar nevojën për të luftuar hipertensionin në tërësi, Üstündağ theksoi se duhet të merren masa individuale dhe sociale kundër sëmundjes që kërcënon shëndetin publik.

"Dieta, stërvitja, shmangia e kripës dhe kontrolli i peshës janë blloqet ndërtuese të luftës kundër hipertensionit. U bënë përpjekje të mëdha, u bënë disa rregullime. Norma e kripës në bukë u ul nga 1,8 për qind në 1,5 për qind. U hoqën kripëset nëpër restorante. U mundua të bëhet ndërgjegjësim dhe qytetarët u informuan përmes shtypit. Ne duhet ta vazhdojmë këtë luftë", deklaroi Üstündağ.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın