Turqia

Turqi, 153 të vdekur dhe 6.289 raste të reja me COVID-19

6.113 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 2.290.032

Ahmet Sertan Usul   | 21.01.2021
Turqi, 153 të vdekur dhe 6.289 raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia raportoi 6.289 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 2.412.505 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 6.113 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 2.290.032, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 24.640, me 153 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 165.109 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 28,03 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 2.074.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın