Turqia

Türkiye, një tërmet 5 ballë godet Gjirin e Kuşadasıt

Drejtori i situatave emergjente dhe fatkeqësive të Izmirit, Kartal Muhcı tha për AA se nuk është regjistruar ndonjë situatë negative për shkak të tërmetit

Tezcan Ekizler  | 14.08.2022 - Përdıtësım : 14.08.2022
Türkiye, një tërmet 5 ballë godet Gjirin e Kuşadasıt

Izmir

tuNjë tërmet me magnitudë 5 ballë goditi brigjet e rajonit Menderes në qytetin Izmir të Türkiye-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve në faqen e internetit të Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë 5 ballë u regjistrua në Gjirin e Kuşadasıt në orën 07:24 sipas kohës lokale rreth 7 kilometra në thellësi të tokës.

Drejtori i situatave emergjente dhe fatkeqësive të Izmirit, Kartal Muhcı tha për AA se nuk është regjistruar ndonjë situatë negative për shkak të tërmetit.

"AFAD ka biseduar në telefon me autoritetet në të gjithë qytetin menjëherë pas tërmetit. Deri më tani nuk na është raportuar ndonjë situatë negative", tha Muhcı.

Po ashtu mësohet se nuk ka dëme në Gjirin e Kuşadasıt dhe përreth tij, të cilat kanë qenë epiqendra e tërmetit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın