Turqia

Türkiye nis ofensivë të re anti-terror në juglindje të vendit

Në operacionin Eren Abluka-18 Narco Terror në provincën Diyarbakir janë përfshirë 61 ekipe të xhandarmërisë dhe 950 efektivë

Mustafa Ünal Uysal  | 22.06.2022 - Përdıtësım : 22.06.2022
Türkiye nis ofensivë të re anti-terror në juglindje të vendit

Ankara/Erzincan/Mersin

Türkiye (Turqia) nisi sot operacionin Eren Abluka-18 Narco Terror në provincën e saj juglindore Diyarbakir, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacioni synon çrrënjosjen e organizatës terroriste PKK, eliminimin e terroristëve të fshehur në rajon dhe ndërprerjen e burimeve financiare të grupit, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme turke.

Në operacion marrin pjesë gjithsej 61 ekipe xhandarmërie dhe 950 efektivë.

Në ditën e parë të operacionit u kapën 4 të dyshuar dhe u sekuestrua një sasi e madhe e lëndëve narkotike, 975 gramë marijuanë dhe mbi 1.75 milionë rrënjë kanabis – së bashku me materiale dhe pajisje të tjera, përfshirë gypat e ujitjes.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

- Arrestohen disa të dyshuar të PKK-së dhe DEASH-it

Janë arrestuar 12 të dyshuar të tjerë të PKK-së gjatë operacioni në provincën juglindore Mersin.

Sipas autoriteteve turke, bastisjet u kryen në vende të ndryshme në Mersin për të arrestuar 20 të dyshuar të përfshirë në shqetësimin e pronarëve të bizneseve, përpjekjet për të rekrutuar fëmijë për grupin terrorist dhe organizimin e funeraleve për terroristët e vrarë.

Tre prej tyre u konstatua se janë arratisur jashtë vendit ndërsa po punohet për kapjen e 5 të tjerëve.

Gjithashtu janë sekuestruar armë, pajisje dhe materiale të tjera.

Në një operacion të veçantë, 11 të dyshuar të DEASH-it u arrestuan në bastisjet e kryera në tre provinca të ndryshme turke, Erzincan, Stamboll dhe Trabzon.

Türkiye ishte një nga vendet e para që e shpalli DEASH-in grup terrorist.

Vendi që atëherë është sulmuar disa herë nga organizata terroriste, ku 315 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si kundërpërgjigje, Türkiye filloi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.