Turqia

Türkiye neutralizon 5 terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore

Terroristët po përgatiteshin të sulmonin zonat e operacioneve antiterroriste të Türkiye-s, “Burimi i Paqes” dhe “Dega e Ullirit”, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare

Büşra Nur Çakmak  | 26.06.2022 - Përdıtësım : 27.06.2022
Türkiye neutralizon 5 terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore

Ankara

Türkiye neutralizoi pesë terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët po përgatiteshin të sulmonin zonat e operacioneve antiterroriste të Türkiye-s, “Burimi i Paqes” dhe “Dega e Ullirit”, tha ministria në Twitter.

Që nga viti 2016, Ankaraja filloi tre operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në Sirinë veriore për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK, e vendosur si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e grupit terrorist PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın