Turqia

Turkish Airlines renditet e dyta në Evropë me 1.019 fluturime në ditë

Turkish Airlines me 1.019 fluturime ditore nga data 22-28 nëntor, është zgjedhur kompania e dytë ajrore me më shumë fluturime ditore në Evropë

Abidin Mutlu Bozdağ   | 30.11.2021
Turkish Airlines renditet e dyta në Evropë me 1.019 fluturime në ditë

Stamboll

Turkish Airlines (THY) është zgjedhur kompania e dytë ajrore me më shumë fluturime në Evropë, me 1.019 fluturime ditore nga data 22-28 nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të trafikut ajror të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (EUROCONTROL), në periudhën 22-28 nëntor janë kryer 140.372 fluturime në javë dhe 20.053 fluturime në ditë.

Me heqjen në masë të madhe të kufizimeve brenda fushës së masave të koronavirusit të ri (COVID-19), grupi irlandez Ryanair u regjistrua si linja ajrore me më shumë fluturime në Evropë me 2.103 fluturime ditore.

Turkish Airlines renditet e dyta me 1.019 fluturime ditore, ndërsa Lufthansa Airlines renditet e treta me 934 fluturime.

Pegasus Airlines renditet gjithashtu në vendin e 10-të në listë me 401 fluturime.

Në raport thuhet se shërbimet e fluturimit i janë afruar 76,3 për qind të nivelit para pandemisë të vitit 2019 dhe për shkak të rënies së fluturimeve për pushime në javën e fundit, fluturimet janë ulur me 2,8 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın