Turqia

Turkish Airlines pezullon të gjitha fluturimet ndërkombëtare, përveç 5 drejtimeve

"Që nga 27 marsi deri më 17 prill, ne do të pezullojmë të gjitha fluturimet tona ndërkombëtare, përveç Hong Kongut, Moskës, Addis Ababas, New Yorkut dhe Washingtonit", tha Bilal Ekşi, drejtori i kompanisë ajrore

Havva Kara Aydın  | 22.03.2020 - Përdıtësım : 23.03.2020
Turkish Airlines pezullon të gjitha fluturimet ndërkombëtare, përveç 5 drejtimeve

Ankara

Kompania ajrore turke "Turkish Airlines" ka pezulluar të gjitha fluturimet ndërkombëtare nga 27 marsi deri më 17 prill, duke përjashtuar pesë drejtime, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Që nga 27 marsi deri më 17 prill, ne do të pezullojmë të gjitha fluturimet tona ndërkombëtare, përveç Hong Kongut, Moskës, Addis Ababas, New Yorkut dhe Washingtonit", tha Bilal Ekşi, drejtori i kompanisë ajrore.

Ekşi po ashtu njoftoi se fluturimet e ngarkesave dhe ato të brendshme do të vazhdojnë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.