Turqia

Terroristi i mbetur në zonën e ndërmjetme do të dërgohet në SHBA

"Luftëtari i huaj terrorist amerikan, me kërkesën e tij më 11 nëntor u deportua për në Greqi si një vend i tretë", thuhet në një deklaratë të ministrisë

Muhammed Boztepe  | 14.11.2019 - Përdıtësım : 14.11.2019
Terroristi i mbetur në zonën e ndërmjetme do të dërgohet në SHBA

Ankara

Ministria e Brendshme e Turqisë ka njoftuar se do të dërgohet në SHBA luftëtari i huaj terrorist i cili ka mbetur në zonën e ndërmjetme Turqi-Greqi, pasi nuk u pranua nga shteti grek, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Luftëtari i huaj terrorist amerikan, me kërkesën e tij më 11 nëntor u deportua për në Greqi si një vend i tretë", thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Më tej thuhet se terroristi mbeti në zonën e ndërmjetme pasi Greqia nuk e pranoi.

"Kanë filluar procedurat e nevojshme për deportim në SHBA dhe dhënien e dokumentit të udhëtimit, pasi Washingtoni premtoi se do ta pranojë luftëtarin e huaj terrorist", thuhet në deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.