Turqia

Tërhiqet uji i digës, shfaqet sërish fshati i dikurshëm

Në rajonin i cili është duke e përjetuar periudhën më të nxehtë në vitet e fundit, ujitjja e tokës bujqësore ka shkaktuar që të ulet niveli i ujit në diga dhe pellgjeve

Sıtkı Yıldız,Hüseyin Yıldız   | 13.08.2019
Tërhiqet uji i digës, shfaqet sërish fshati i dikurshëm ( Sıtkı Yıldız - Anadolu Agency )

Ağrı

SITKI YILDIZ, HÜSEYİN YILDIZ

Fshati i dikurshëm Başçavuş në qytetin Ağrı në Turqi i cili ka mbetur nën ujë të digës Yazıcı dhe mund të shikohej vetëm minareja e xhamisë, pas tërheqjes së ujit rrënojat e saj janë shfaqur sërish, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rajonin i cili është duke e përjetuar periudhën më të nxehtë në vitet e fundit, ujitjja e tokës bujqësore ka shkaktuar që të ulet niveli i ujit në diga dhe pellgje.

Tërhiqet uji i digës, shfaqet sërish fshati i dikurshëm

Fshati i dikurshëm Başçavuş në qytetin Ağrı në Turqi i cili ka mbetur nën ujë të digës Yazıcı dhe mund të shikohej vetëm minareja e xhamisë, pas tërheqjes së ujit rrënojat e saj janë shfaqur sërish. Në rajonin i cili është duke e përjetuar periudhën më të nxehtë në vitet e fundit, ujitjja e tokës bujqësore ka shkaktuar që të ulet niveli i ujit në diga dhe pellgje. ( Sıtkı Yıldız - Anadolu Agency )

Në qytetin Ağrı temperatura ka arritur deri në 38 gradë celsius, ndërsa niveli i ujit në digën Yazıcı ka rënë për 5 metra. Fshati Başçavuş i cili pasi është aktivizuar diga kishte mbetur nën ujë sërish është shfaqur.

Liqeni i bërë nga diga pret fotograf të shumtë në muajt e pranverës dhe dimrit. Tani tërheq vëmendjen me pamjen pas tërheqjes së ujit.

Ish-banorët e fshatit të cilët më parë kishin mundësinë që të shohin vetëm minarenë e xhamisë në vitetet e kaluara, këtë herë për herë të parë pas shumë kohësh arritën që të shohin edhe shtëpinë e shëndetit, urën, shtëpitë, ahuret dhe vendet tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın