Halil Demir
11 Prill 2018•Përditësim: 11 Prill 2018
STAMBOLL (AA) – Në operacionet kundër organizatës terroriste DEASH në Stamboll, u arrestuan 15 të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e Departamentit të Terrorizmit kryen operacione për arrestimin e njerëzve të dyshuar për lidhje me DEASH, që ishin duke përgatitur aktivitete terroriste.
Bastisjet u bënë në dhjetë adresa në tetë rrethe, ku u konfiskua sasi e madhe dokumentesh dhe materiale digjitale.
Në vijim është marrja e dëshmive të të dyshuarve.