Turqia

Stamboll, falet namazi i xhenazes në mungesë për Khashoggin

Në ceremoni, e cila u mbajt pas namazit të xhumasë, morën pjesë një numër i madh i aktivistëve dhe figurave politike të cilët bënë thirrje për unitet dhe drejtësi për gazetarin

16.11.2018 - Përdıtësım : 16.11.2018
Stamboll, falet namazi i xhenazes në mungesë për Khashoggin ( İsa Terli - Anadolu Agency )

STAMBOLL (AA) - Në xhaminë Fatih të Stambollit u organizua namaz i xhenazes në mungesë për gazetarin e vrarë saudit Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoni, e cila u mbajt pas namazit të xhumasë, morën pjesë një numër i madh i aktivistëve dhe figurave politike të cilët bënë thirrje për unitet dhe drejtësi për gazetarin.

Khashoggi, një kontribues i rregullt për “The Washington Post”, u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Pas disa javëve të mohimit për përfshirje në krim, Arabia Saudite pranoi se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës, por pohoi se familja mbretërore saudite nuk kishte njohuri paraprake për ndonjë komplot për vrasjen e gazetarit.

Trupi i Khashoggit ende nuk është kthyer te familja e tij, edhe pse është kërkuar kthimi i trupit mes raporteve se është tretur kimikisht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın