Turqia

Stamboll, arrestohen 8 të dyshuar për lidhje me PKK-në

Të dyshuarit akuzohen për përhapje të propagandës terroriste, ofrim të mbështetjes financiar PKK-së dhe përfshirje në aktivitete terroriste

Nilay Kar   | 20.08.2019
Stamboll, arrestohen 8 të dyshuar për lidhje me PKK-në

Stamboll

Të paktën tetë persona janë arrestuar nën dyshimet për lidhje me grupin terrorist të PKK-së në metropolin e Turqisë në Stamboll, theksuan sot burime të policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e antiterrorit zhvilluan operacione të njëkohsishme në shtatë rrethe të qytetit, përfshirë Atasehir, Kadikoy dhe Uskudar për të kapur të dyshuarit, sipas burimeve, të cilët kërkuan të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për mediat.

Të dyshuarit akuzohen për përhapje të propagandës terroriste, ofrim të mbështetjes financiare për PKK-në dhe përfshirje në aktivitete terroriste

Gjatë baastisjeve janë konfiskuar disa dokumente, si dhe armë dhe municione të ndryshme, shton më tej burimi.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın