Turqia

Soylu: Zona e sigurt në Siri përshpejton kthimet vullnetare

“Gjithsej 354 mijë sirianë janë kthyer vullnetarisht në shtëpitë e tyre deri më sot në sajë të mjedisit të sigurt të krijuar nga Turqia me operacionet anti-terroriste Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit”, tha Soylu

Zehra Nur Düz   | 19.09.2019
Soylu: Zona e sigurt në Siri përshpejton kthimet vullnetare

Ankara

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, ka deklaruar se krijimi i një zone të sigurt në Sirinë e shkatërruar nga lufta përshpejtoi kthimet vullnetare të refugjatëve sirianë, të cilët u strehuan në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjithsej 354 mijë sirianë janë kthyer vullnetarisht në shtëpitë e tyre deri më sot në sajë të mjedisit të sigurt të krijuar nga Turqia me operacionet anti-terroriste Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit”, tha Soylu në një konferencë mbi sigurinë ndërkombëtare në kryeqytetin Ankara.

Soylu theksoi se po përpiqet të garantojë paqen në Siri duke mbajtur konsultime dhe dialog me bashkëbiseduesit e saj.

“Deri më sot, Turqia ka kryer gjithsej 90.513 operacione kundër PKK-së në vitin 2019, ndërsa ky numër ishte 60.733 në të gjithë vitin 2017”, shtoi Soylu.

Numri i terroristëve të PKK-së brenda kufijve të Turqisë ka rënë nën 600, tha Soylu gjatë një takimi me veteranët dhe familjet e tyre në Ankara.

Më 7 gusht, zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë ranë dakord të krijojnë një zonë të sigurt në veri të Sirisë dhe një korridor të paqes për të lehtësuar lëvizjen e sirianëve të zhvendosur që duan të kthehen në shtëpi. Ata po ashtu ranë dakord të krijojnë një qendër të përbashkët të operacioneve.

Marrëveshja po ashtu parashikonte vendosjen e masave të nevojshme të sigurisë për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë, përfshirë pastrimin e zonës nga YPG/PKK-ja terroriste, grupi që me SHBA-të ndonjëherë është bërë aleat.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE) ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın