Turqia

Sivasi bëhet qyteti më i ftohtë i Turqisë me 30,9 gradë nën zero

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Meteorologjisë, pas fshatit Göbekören të rrethit Gürün në Sivas, ku u shënua temperatura më e ulët, fshati Samat i rrethit Gerede në Bolu u bë vendi i dytë më i ftohtë me 29,6 gradë nën zero

Serhat Zafer   | 25.01.2022
Sivasi bëhet qyteti më i ftohtë i Turqisë me 30,9 gradë nën zero

Sivas

Rrethi Gürün i qytetit të Sivasit u regjistrua si vendi më i ftohtë në Turqi, me një temperaturë prej 30,9 gradë nën zero gjatë mbrëmjes së kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Meteorologjisë, pas fshatit Göbekören të rrethit Gürün në Sivas, ku u shënua temperatura më e ulët, fshati Samat i rrethit Gerede në Bolu u bë vendi i dytë më i ftohtë me 29,6 gradë nën zero.

Moti i ftohtë ka përfshirë edhe qytetet e tjera të Turqisë.

Ndërkaq, reshjet e dendura të borës kanë goditur qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe mbyllje të aeroportit.

Kompania ajrore turke, Turkish Airlines, pezulloi fluturimet e saj drejt dhe nga aeroporti i Stambollit deri në mesnatë për shkak të reshjeve të mëdha të borës në qytet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın