Turqia

Siri, konfiskohen municionet e armëve të rënda të terroristëve

Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se Frocat e Armatosura të Turqisë (TSK) vazhdojnë punimet për skanim-pastrimin e zonës në Tel Abyad

Yıldız Nevin Gündoğmuş   | 08.11.2019
Siri, konfiskohen municionet e armëve të rënda të terroristëve

Ankara

Në Tel Abyad të Sirisë i cili ndodhet brenda zonës së operacionit “Burimi i Paqes” janë konfiskuar gjithsej 285 copë municione të armëve të rënda, kryesisht predha të mortajave që i përkisinin organizatës terroriste PKK/YPG, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se Frocat e Armatosura të Turqisë (TSK) vazhdojnë punimet për skanim-pastrimin e zonës në Tel Abyad.

Në kuadër të punimeve eliminohen minat dhe shpërthyesit me të cilët organizata terroriste PKK/YPG ka ngritur kurthe.

Si rezultat i punimeve për skanim-pastrimin e zonës, në Tel Abyad janë zbuluar gjithsej 285 lloje municionesh që përbëhen nga 32 predha mortaja Katjushka, 18 predha 82 mm, 221 predha 106 mm dhe 14 predha 120 mm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın