Turqia

Shtëpitë e Hobitëve në Turqi magjepsin vizitorët

Shtëpitë janë ndërtuar nga bashkia lokale me frymëzim nga filmat "Kryezoti i Unazave" (Lord of the Rings)

Dilan Pamuk   | 15.01.2021
Shtëpitë e Hobitëve në Turqi magjepsin vizitorët Foto: Göksel Cüneyt İğde / AA

Ankara

Shtëpitë e Hobitëve në provincën lindore turke Sivas kanë magjepsur shikuesit pasi ato u mbuluan me reshje dëbore, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtëpitë janë ndërtuar nga bashkia lokale me frymëzim nga filmat "Kryezoti i Unazave" (Lord of the Rings).

Shtëpitë e Hobitëve në shpatet e maleve janë bërë atraksion për fotografët dhe ata që dëshirojnë një ditë pushimi jashtë qytetit.

Vizitorët shijuan pamjet e bukura të këtyre shtëpive dhe zonën rekreative Paşabahçe të mbuluar me borë, gjashtë kilometra nga qendra e Sivasit, ku dimri ka qenë i thatë këtë vit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın