Turqia

Şentop: Turqia do të ketë sukses kundër zjarreve

"Turqia vazhdon luftën e saj kundër zjarreve. Shpresojmë se do të jemi të suksesshëm", tha kryetari i parlamentit turk

Muhammet Emin Avundukluoğlu  | 03.08.2021 - Përdıtësım : 04.08.2021
Şentop: Turqia do të ketë sukses kundër zjarreve

Ankara

Turqia do të ketë sukses në shuarjen e zjarreve pyjore që janë djegur gjatë ditëve të fundit në jug të vendit, tha sot kryetari i parlamentit, Mustafa Şentop, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Turqia vazhdon luftën e saj kundër zjarreve. Shpresojmë se do të jemi të suksesshëm", i tha Şentop nënkryetarit të parlamentit të Irakut Bashir al-Haddad, i cili ka telefonuar Şentop-in për të përcjellë ngushëllimet e tij për zjarret.

"Kemi parë që parlamenti irakian ka qenë pranë nesh gjatë të gjitha kohërave tona të vështira", tha Şentop, duke falënderuar legjislaturën e Irakut.

Së paku tetë persona kanë humbur jetën në zjarret, të cilat filluan më 28 korrik dhe u nxitën nga erërat e forta.

Në një vizitë në zonat e prekura nga zjarret në pyje, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se 50 milionë lira turke (5,91 milionë dollarë) janë lëshuar për të plotësuar nevojat urgjente.

Al-Haddad, nga ana e tij, tha se shteti dhe kombi i Irakut qëndrojnë pranë vendit mik Turqisë.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın