Sekuestrohen mbi 51 kilogramë heroinë në lindje të Turqisë
Droga u gjet në një minibus të dyshimtë që u ndalua nga një ekip anti-narkotik në rrethin Ipekyolu, tha burimi

Ankara
Policia turke ka sekuestruar mbi 51 kilogramë heroinë në provincën lindore Van, në kufi me Iranin, bëri të ditur sot një burim sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).
Droga u gjet në një minibus të dyshimtë që u ndalua nga një ekip anti-narkotik në rrethin Ipekyolu, tha burimi.
Në operacionin e asistuar nga qeni nuhatës, në automjet u gjetën 100 pako heroinë.
Teksa droga u sekuestrua dhe shoferi u arrestua, policia vazhdoi kërkimet për një të dyshuar tjetër të arratisur.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.