Turqia

Sekuestrohen mbi 310 kg heroinë në lindje të Turqisë

Gjithsej 310.8 kilogramë heroinë u gjetën në formë të lëngshme në rezervuarin e karburantit të një kamioni në rrethin Gurpinar të provincës Van

Seda Sevencan  | 16.09.2020 - Përdıtësım : 17.09.2020
Sekuestrohen mbi 310 kg heroinë në lindje të Turqisë

Ankara

Mbi 310 kilogramë heroinë sot janë sekuestruar dhe një i dyshuar u arrestua në lindje të Turqisë, tha një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 310.8 kilogramë heroinë u gjetën në formë të lëngshme në rezervuarin e karburantit të një kamioni në rrethin Gurpinar të provincës Van, tha burimi.

Një qen nuhatës ndihmoi në gjetjen e lëndëve narkotike.

Shoferi i kamionit, i identifikuar vetëm nga inicialet A.C., u arrestua dhe më vonë u mbajt në paraburgim nga një gjykatë lokale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın