Turqia

Sekuestrohen mbi 1.600 cigare elektronike në Stamboll

Gjithsej 1,620 cigare elektronike dhe 10,250 pjesë të tyre rezervë u sekuestruan gjatë një operacioni të kryer nga policia e krimit të kontrabandës dhe departamenti i krimit të organizuar

Fahri Aksüt   | 07.10.2019
Sekuestrohen mbi 1.600 cigare elektronike në Stamboll

Stamboll

Policia në Stamboll ka sekuestruar mbi 1.600 cigare elektronike dhe më shumë se 10,000 pjesë të tyre rezervë, tha një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 1,620 cigare elektronike dhe 10,250 pjesë të tyre rezervë u sekuestruan gjatë një operacioni të kryer nga policia e krimit të kontrabandës dhe departamenti i krimit të organizuar, tha burimi.

Dy të dyshuar gjithashtu u arrestuan në operacion dhe u liruan më vonë pas një procesi gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın