Turqia

Roja Bregdetare Turke në vitin 2021 shpëtoi 15 mijë persona që Greqia i braktisi në det

Emigrantët e parregullt të cilët ndërmarrin "udhëtimin e shpresës" për një jetë më të mirë në Evropë duke u larguar për shkak të luftës civile dhe trazirave në vendet e tyre, janë përballur me keqtrajtimin e elementëve grekë në det

Hüseyin Bağış  | 12.01.2022 - Përdıtësım : 13.01.2022
Roja Bregdetare Turke në vitin 2021 shpëtoi 15 mijë persona që Greqia i braktisi në det

Izmir

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke, vitin e kaluar dhanë ndihmë duke shpëtuar 15.174 emigrantë të parregullt të cilët u shtynë prapa në ujërat territoriale turke nga elementët grekë, raporton Anadolu Agency (AA).

Emigrantët e parregullt të cilët ndërmarrin "udhëtimin e shpresës" për një jetë më të mirë në Evropë duke u larguar për shkak të luftës civile dhe trazirave në vendet e tyre, janë përballur me keqtrajtimin e elementëve grekë në det.

Elementët grekë, emigrantët e parregullt i kthejnë prapa në ujërat territoriale turke duke u marrë sendet me vlerë, duke i hequr motorët e gomoneve ose varkave të shpëtimit.

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke, u kanë ardhur në ndihmë duke i shpëtuar emigrantët e parregullt që përballen me vdekjen në Detin Egje dhe në Mesdhe.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të Komandës së Rojës Bregdetare Turke, në periudhën 1 janar - 31 dhjetor 2021 janë nxjerrë në tokë (zbarkuar) 15.174 emigrantë të parregullt të shtyrë në ujërat territoriale turke nga elementët grekë.

Gjatë kësaj periudhe në Izmir janë shpëtuar 6.595 emigrantë të parregullt të shtyrë prapa, në Muğla 2.945, në Aydın 2.909, në Çanakkale 1.570, në Balıkesir 1.126 dhe Antalya 29.

Vitin e kaluar u gjetën trupat e pajetë të 15 emigrantëve të parregullt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.