Turqia

Raketa vendase turke kundër anijeve godet me sukses objektivin në testin final

"Urime për Forcat tona të Armatosura dhe Marinës", u shpreh presidenti Erdoğan në Twitter, duke postuar gjithashtu një video që tregon të shtënat e kryera duke testuar raketën Atmaca

Kemal Karadağ  | 18.06.2021 - Përdıtësım : 19.06.2021
Raketa vendase turke kundër anijeve godet me sukses objektivin në testin final ( Arif Akdoğan - Anadolu Agency )

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se raketa e parë detare e prodhuar në Turqi me sukses goditi objektivin e saj në provën e saj të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

"Urime për Forcat tona të Armatosura dhe Marinës", u shpreh presidenti Erdoğan në Twitter, duke postuar gjithashtu një video që tregon të shtënat e kryera duke testuar raketën Atmaca.

Në provë, një raketë Atmaca që doli nga linja prodhimit, goditi një objektiv real në sipërfaqe.

Të pranishëm në provën historike në provincën turke Sinop në Detin e Zi ishin ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, si dhe komandantë të lartë.

Murat Ikinci , kreu i kompanisë Roketsan, që është prodhuesi i raketave, tha se me raketën Atmaca Turqia fitoi aftësinë për të prodhuar dhe përdorur raketa të saj kundër anijeve.

Ikinci shtoi se raketat do të fillojnë të vendosen në anije deri në fund të këtij viti.

"Kjo është një pikë kthese shumë e rëndësishme për Forcat e Armatosura Turke", tha Ikinci për AA.

Roketsan specifikon raketën Atmaca si një raketë goditëse e anijeve me precizitet të lartë, me rreze të gjatë, tokë-tokë, e cila mund të integrohet me anije patrullimi, fregata dhe korveta dhe pritet të zëvendësojë raketat Harpoon të prodhuara në SHBA.

Raketa mund të përshkojë një distancë prej më shumë se 200 kilometrash, duke paraqitur një kërcënim për objektivat larg pamjes vizuale.

Ajo gjithashtu siguron një azhurnim të synuar, ri-sulm dhe aftësinë e ndërprerjes së misionit përmes lidhjes moderne të të dhënave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.