Turqia

Qyteti historik turk Safranbolu tërheq turistë pavarësisht pandemisë

Qyteti Safranbolu tërhoqi në vitin 2020 turistë vendas dhe të huaj 9 herë më shumë se popullsia e tij

Jeyhun Aliyev   | 19.01.2021
Qyteti historik turk Safranbolu tërheq turistë pavarësisht pandemisë

Karabük

Safranbolu, një qytet tipik osman në Turqinë veriore, i cili ka ruajtur karakterin e tij historik dhe arkitektonik, pavarësisht nga kufizimet e koronavirusit të ri (COVID-19), tërhoqi turistë vendas dhe të huaj nëntë herë më shumë sesa popullsia e tij në vitin 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

I vendosur në provincën Karabük të Detit të Zi, qyteti është përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe pasqyron qartë epokën osmane. Ndërkaq, 50 mijë banorët e tij kanë ruajtur karakteristikat tradicionale të shoqërisë dhe kulturës turke. 

Vitin e kaluar, më shumë se 480 mijë turistë vendas dhe të huaj vizituan qytetin Safranbolu, sipas autoritetit vendor të kulturës dhe turizmit.

Mbi 120 mijë nga vizitorët qëndruan në shtëpi tradicionale të dizajnuara në mënyrë estetike të ndërtuara midis shekujve 18 dhe 20, përgjithësisht të përbërë nga tre kate dhe deri në tetë dhoma.

Vitin e kaluar, shumica e turistëve të huaj erdhën nga Tajvani, Kina, Koreja e Jugut dhe Gjermania. Qyteti është emërtuar pas lules së shafranit të rritur në rajon, atëherë një qendër e rëndësishme në Rrugën historike të Mëndafshit.

Në vitin 2019, përpara pandemisë së COVID-19, mbi 1,2 milion turistë vizituan rrethin.

Shtëpitë autentike në Safranbolu janë ndërtuar me gurë në krahasim me drurin. Qyteti është një muze në ajër të hapur me bujtinat e tij tradicionale, pallate, burime, xhami dhe ura.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın