Turqia

Publikohet identiteti i njërit prej organizatorëve të sulmit në Erbil

Në një deklaratë nga drejtoria e policisë është publikuar identiteti dhe fotografia e njërit prej organizatorëve të sulmit ku u martirizua një prej punonjësve në Konsullatën e Përgjithshme Turke dhe ku humbën jetën dy shtetas të tjerë irakianë

İdris Okuducu  | 18.07.2019 - Përdıtësım : 19.07.2019
Publikohet identiteti i njërit prej organizatorëve të sulmit në Erbil

Stamboll

Drejtoria e Policisë së Erbilit publikoi identitetin dhe fotografinë e njërit prej organizatorëve të sulmit ku u martirizua një prej punonjësve në Konsullatën e Përgjithshme Turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga drejtoria e lidhur me Qeverinë Rajonale Kurde të Irakut (KRG) është publikuar identiteti dhe fotografia e njërit prej organizatorëve të sulmit ku u martirizua një prej punonjësve në Konsullatën e Përgjithshme Turke dhe ku humbën jetën dy shtetas të tjerë irakianë.

Në deklaratë u theksua se një prej autorëve është Mazlum Dağ i lindur në vitin 1992 në qytetin Diyarbakır të Turqisë.

Drejtoria e policisë, e cila ka ndarë edhe fotografinë e agresorit, gjithashtu u ka bërë thirrje qyteterëve që të denoncojnë tek forcat e sigurisë nëse kanë ndonjë informacion lidhur me personin në fjalë.

Ndër të tjera, në deklaratë bëhet e ditur se forcat e sigurisë vazhdojnë punimet e kërkimit për agresorin.

Të mërkurën, një diplomat turk i Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Erbil ra dëshmor në një sulm të armatosur në një restorant, ndërsa jetën po ashtu e humbën edhe dy shtetas irakian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın