Turqia

Presidenti turk shpreh ngushëllime për 11 ushtarët e martirizuar

"Si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak gjatë rrugën nga Bingoli për në Tatvan në Bitlis, 11 nga fëmijët tanë u martirizuan. Uroj mëshirën e Allahut për dëshmorët tanë heroikë dhe shërim të shpejtë për të plagosurit", shkroi Erdoğan

Havva Kara Aydın  | 05.03.2021 - Përdıtësım : 05.03.2021
Presidenti turk shpreh ngushëllime për 11 ushtarët e martirizuar

Ankara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur ngushëllime për familjet e pikëlluara të 11 ushtarëve që u martirizuan në rrëzimin e helikopterit ushtarak në Turqinë lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak gjatë rrugën nga Bingoli për në Tatvan në Bitlis, 11 nga fëmijët tanë u martirizuan. Uroj mëshirën e Allahut për dëshmorët tanë heroikë dhe shërim të shpejtë për të plagosurit", shkroi presidenti Erdoğan në twitter.

Më herët, të paktën 11 ushtarë turq, përfshirë një oficer i lartë, u martirizuan dhe dy të tjerë u plagosën pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në provincën Bitlis.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se Erdoğan po ashtu realizoi një bisedë telefonike me Yiğıtalp Erbaş, djalin e gjeneral-lejtënantit martir Osman Erbaş.

Në njoftim thuhet se presidenti shprehu keqardhjen e tij të thellë që Osman Erbaş, i cili siguroi shërbime jetësore për vendin dhe kombin turk, humbi jetën në një aksident të dhimbshëm.

Ai po ashtu uroi mëshirën e Allahut për komandantin martir dhe ngushëlloi familjen dhe të dashurit e tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.