Turqia

Presidenti Erdoğan zgjati dorën e ndihmës për 2 fëmijët sirianë

Presidenti Erdoğan dha udhëzim për trajtimin e fëmijëve me pengesa të dëgjimit

Faruk Zorlu   | 25.09.2020
Presidenti Erdoğan zgjati dorën e ndihmës për 2 fëmijët sirianë

Kocaeli

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u zgjati dorën e ndihmës dy fëmijëve sirianë me pengesa të dëgjimit për t'u trajtuar në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke pasur gjashtë fëmijë, Fares dhe gruaja e tij Gusun Afas migruan në provincën veriperëndimore Kocaeli të Turqisë nga provinca Alepo e Sirisë tetë vjet më parë.

Tre ditë më parë, me iniciativa të filantropëve, aparateve dëgjimore të veshit iu vendosën vajzës 10-vjeçare të çiftit, Fatma.

Duke dëgjuar historinë e Fatmës dhe familjes së saj, presidenti Erdoğan dha një udhëzim për trajtimin e vajzës tjetër të çiftit, Sara, e cila është tre vjeçe dhe me pengesa të dëgjimit.

Rektori i Universitetit Kocaeli, Sadettin Hülagü, tha se e kanë ftuar familjen në një spital universitar mbi direktivën e Erdoğanit, duke shtuar se Sara kishte pengesa të dëgjimit nga lindja.

Hülagü theksoi se pas dy muajsh, do të vendosin një pajisje në veshët e Sarës dhe ajo do të rimëkëmbet pasi të mbajë aparate të dëgjimit.

Ai gjithashtu tha se pas trajtimit, të folurit dhe të dëgjuarit e Sarës do të kthehen pothuajse në normale.

Gjithashtu, Hülagü tha se Fatma me një aparat dëgjimi mund të dëgjojë zërat, por ajo ka vështirësi në të folur teksa rritet, duke shtuar: "Ne do ta ndihmojmë atë ta kapërcejë atë vështirësi".

Ndërkohë, Eymen Afas, halla e fëmijëve, tha se Sara kishte pengesa të dëgjimit nga lindja, por motra e saj e madhe Fatma humbi dëgjimin gjatë shpërthimeve të dhunshme në Alepo.

Eymen falënderoi presidentin Erdoğan për zgjatjen e dorës së ndihmës për trajtimin e mbesave të saj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın