Turqia

Presidenti Erdoğan më 6-7 dhjetor do të zhvillojë vizitë zyrtare në Katar

Në takime, krahas marrëdhënieve dypalëshe do të shkëmbehen edhe pikëpamjet rreth çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare

Mehmet Tosun   | 05.12.2021
Presidenti Erdoğan më 6-7 dhjetor do të zhvillojë vizitë zyrtare në Katar

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me ftesë të Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani do të zhvillojë vizitë zyrtare në Katar më 6-7 dhjetor për të marrë pjesë në Takimin e 7-të Komitetit të Lartë Strategjik mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës turke thuhet se në Takimin e Komitetit të Lartë Strategjik që do të zhvillohet në Doha nën kryesimin e Erdoğan-it dhe Al Thani-t me pjesëmarrjen e ministrave përkatës, do të rishikohen me të gjitha dimensionet marrëdhëniet dypalëshe si dhe do të diskutohet për hapat që mund të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit.

Në takime, krahas marrëdhënieve dypalëshe do të shkëmbehen edhe pikëpamjet rreth çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare.

Me rastin e mbledhjes së Këshillit, në axhendë do të jetë edhe nënshkrimi i teksteve të marrëveshjeve dhe dakordimeve të ndryshme që do të sigurojnë kontribute të rëndësishme për bazën e marrëveshjeve të marrëdhënieve dypalëshe.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın