Turqia

Presidenti Erdoğan kritikon ambasadorët e 10 vendeve për deklaratën e tyre mbi rastin Kavala

Pas një takimi të kabinetit në Kompleksin Presidencial në Ankara, presidenti Erdoğan tha se ambasadorët të cilët lëshuan deklaratë për rastin Kavala shënjestrojnë juridiksionin dhe të drejtën e sovranitetit të Turqisë

Faruk Zorlu   | 25.10.2021
Presidenti Erdoğan kritikon ambasadorët e 10 vendeve për deklaratën e tyre mbi rastin Kavala Foto: Aytaç Ünal/AA

Ankara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka kritikuar ambasadorët e dhjetë vendeve lidhur me deklaratën e tyre për rastin në vazhdim të biznesmenit Osman Kavala, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas një takimi të kabinetit në Kompleksin Presidencial në Ankara, presidenti Erdoğan tha se ambasadorët të cilët lëshuan deklaratë për rastin Kavala shënjestrojnë juridiksionin dhe të drejtën e sovranitetit të Turqisë.

Presidenti turk theksoi se Turqia nuk mund të tolerojë që ambasadorët të vendosin në dyshim gjyqësorin e vendit, ndërkohë që edhe organet legjislative dhe ekzekutive të vendit, shtoi ai, në bazë të Kushtetutës së Turqisë nuk mund të ndërhyjnë.

Ai tha se kushdo që nuk respekton pavarësinë e Turqisë dhe ndjeshmërinë e kombit turk nuk mund të jetojë në këtë vend, pavarësisht titullit të tyre.

"Është detyrë e kreut të shtetit që t'i japë përgjigjen e nevojshme këtij mosrespektimi ndaj anëtarëve tanë gjyqësor përmes gjyqësorit të pavarur dhe të paanshëm", theksoi ai.

Erdoğan shtoi se atyre që kthehen në pritjet e tyre të vjetra, duke e parë mirësinë e Turqisë si dobësi, do t'u përgjigjet në përputhje me rrethanat për sa kohë që ata nuk pranojnë keq bërjen e tyre.

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë thirri ambasadorët e këtyre vendeve për ndërhyrje në gjyqësorin turk, respektivisht ambasadorin e SHBA-së, Kanadasë, Finlandës, Suedisë, Danimarkës, Norvegjisë, Zelandës së Re, Holandës, Gjermanisë dhe të Francës.

Më herët, presidenti turk kishte thënë se ai urdhëroi Ministrinë e Punëve të Jashtme të shpallë dhjetë ambasadorët "persona non grata" për deklaratën e tyre në rastin në vazhdim të Kavala-s.

Sot herët, dhjetë ambasadat në Turqi njoftuan se respektojnë nenin e 41-të të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, i cili u bën thirrje ambasadorëve të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve ku shërbejnë.

Kavala u përball me akuza për protestat në 'Gezi Park' në vitin 2013, një numër i vogël demonstratave në Stamboll që më vonë u shndërruan në protesta mbarëkombëtare që lanë të vdekur tetë protestues dhe një oficer policie. Ai u lirua nga të gjitha akuzat në muajin shkurt të vitit 2020, megjithatë një gjykatë e apelit e rrëzoi këtë vendin në muajin janar të këtij viti.

Kavala po ashtu u akuzua për përfshirje në grusht shtetin e dështuar të vitit 2016 të orkestruar nga organizata terroriste FETO në Turqi. Ai në muajin mars u mbajt në paraburgim me akuzën e spiunazhit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın