Turqia

Policia turke arreston 450 të dyshuar të PKK/YPG-së

Forcat e sigurisë ndërmorën operacione në 37 provinca në 5 ditët e fundit, duke sekuestruar pajisje dhe dokumente

Burak Dağ  | 16.02.2020 - Përdıtësım : 17.02.2020
Policia turke arreston 450 të dyshuar të PKK/YPG-së

Ankara

Forcat turke të sigurisë arrestuan 450 persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist YPG/PKK, bëri të ditur Ministria e Brendshme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha se policia arrestoi 450 të dyshuar gjatë pesë ditëve të fundit në operacionet antiterroriste në 37 provinca.

Gjatë operacioneve, policia sekuestroi pajisje dhe dokumente në adresat e të dyshuarve, duke përfshirë një numër të armëve me tyta të gjata dhe një armë gjahu.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın