Turqia

"Perëndimi dhe SHBA kanë humbur dominimin botëror"

Mendimtari palestinez, Munir Sefik: Perëndimi dhe SHBA po përjetojnë një lloj kaosi për shkak të humbjes së dominimit botëror

Suhib Mohammad Nemed Abed, Hamdi Yıldız  | 21.11.2018 - Përdıtësım : 22.11.2018
"Perëndimi dhe SHBA kanë humbur dominimin botëror"

Stamboll

MEHMET ÖZTÜRK 

STAMBOLL (AA) - Mendimtari palestinez, Munir Sefik, tha se bota perëndimore dhe SHBA-të tashmë kanë humbur dominimin botëror. Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Shefik ka mbrojtur idenë e tij se Perëndimi dhe SHBA po përjetojnë një lloj kaosi për shkak të humbjes së dominimit botëror.

Duke vënë në dukje se mendimi i demokracisë perëndimore ka rënë për shkak të rritjes së orientimeve ultra-nacionaliste, Shefik tha se kjo situatë është një goditje ndaj demokracisë.

Ndërsa në lidhje me botën islame, Shefik tha se nuk është shënuar ndonjë përparim, sidomos në botën arabe, ka shumë konflikte dhe grindje.

"Punët nuk shkojnë mirë", tha mendimtari palestinez, duke bërë të ditur se në botë në përgjithësi mbizotëron një kaos në kuptimin e mendimit dhe se aktualisht nuk ka as edhe ndonjë mendim që të jetë fitimtar.

Pasi vuri në dukje se mendimi i shtetit është i lidhur me dominimin ekonomik, politik dhe ushtarak, Shefik shtoi se: "Ashtu sikurse u shënua një rënie e mendimit islam në botë kur u shemb Perandoria Osmane, edhe kur ishte dominues perëndimi u përhapën anembanë botës idetë e tyre".

"Mendimi nuk vdes", tha Shefik duke bërë të ditur se ekuilibrat e fuqisë në botë ndihmojnë në zhvillimin e mendimit.

"Fuqia prodhon mendimin"

"Mendimi islam ka pësuar shumë tronditje për shkak të shfaqjes së grupeve ekstremiste", tha gjithashtu Shefik duke tërhequr vëmendjen se si shembull të kësaj janë organizatat si DEASH dhe Nusra.

Këto grupe kanë një ndikim të madh negativ në botën islame, tha ai, duke theksuar më tej se "Grupet ekstremiste u përdorën nga Perëndimi si një mjet i përshtatshëm për të dobësuar Islamin".

Ai po ashtu komentoi se "Islami do të vazhdojë të jetë në terren. Për shembull, nëse bëhet unitet dhe i suksesshëm në formën e fuqisë, atëherë ideja e Islamit do të zhvillohet në masën e fuqisë së vendeve islame".

"Ndërsa Islami është ende shumë i dobët, kjo dobësi nuk e pengoi në përhapjen e mendimit islam në Afrikën Perëndimore. Kjo nuk do të thotë përhapje në të gjithë botën. Mund të triumfojë edhe në një pjesë të caktuar të tokës gjithashtu. Por dominimi i mendimit në përmasa universale lidhet me fuqinë dhe sovranitetin e shteteve", tha gjithashtu mendimtari palestinez.

Pasi ka përmendur situatën në të cilën ndodhet rinia në botë, Shefik tha se "Sot, të rinjtë jetojnë në një periudhë kur e majta është thyer, mendimi islam po përjeton vështirësi për shkak të kaosit dhe ideja e demokracisë është e tronditur. Të rinjtë filluan të formonin bindjet kur përfunduan ideologjitë"

Fuqia dhe përhapja e ideologjive janë të lidhura me balancimin e fuqisë aktuale, tha ai, duke deklaruar se kur u dobësuan Bashkimi Sovjetik dhe Kina edhe ideologjitë e këtyre vendeve ranë dhe po ashtu lidhur me këtë u shënua një tërheqje edhe e mendimit të liberalizmit dhe demokracisë të cilët ishin të pozicionuara përballë komunizmit.

"Unë nuk mendoj se të menduarit do të krijojë fuqi. Përkundrazi, është fuqia vetë ajo që krijon mendimin", tha Shefik.

"Vrasja e Khashoggit, prova që bota ka dalë jashtë kontrolli"

Në vlerësimin e tij në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, mendimtari palestinez Shefik tha se "Mendoj se vrasja gazetarit Jamal Khashoggi, është prova që bota tashmë ka dalë jashtë kontrolli. Kjo ngjarja është bërë fokus i interesit të të gjithë botës dhe kjo tregon se bota po përjeton një kaos mediatik".

"Pa ndryshuar Abbas politikën e tij, është e pamundur dakordimi palestinez"

Në lidhje me zhvillimet e përjetuara në Palestinë, Shefik ka vënë në dukje se në vend janë të pranishme dy strategji të ndryshme dhe se qeveria dhe rezistenca besojnë strategji të ndryshme.

Qeveria palestineze nën drejtimin e Mahmud Abbas ka përqafuar si zgjidhje në strategji në kuptimin e negociatave, bisedimeve, dakordimit dhe marrëdhëniet me SHBA-në, ndërsa në anën tjetër ndodhet një tjetër strategji e cila nuk e miraton kategorikisht këtë mendim dhe se e cila rezistencën e vëren si rrugën e vetme për shpëtimin e Palestinës.

Duke vënë theksin se arsyet e kësaj ndarjeje në Palestinë janë këto dy mendime krejtësisht me bazë të kundërta, Shefik tha se "Këto dy mendime nuk bashkohen. Dhe është e pamundur të realizohet kjo për sa kohë që Abbas nuk do të ndryshojë politikën e tij. Rezistenca palestineze nuk pranon t’i bindet një lideri që kryen politikën e bisedimeve dhe shkëmbimeve. Për shkak se dështimi i kësaj strategjie është provuar".

Ndër të tjera në lidhje me presidentin palestinez, mendimtari Shefik tha se "Abbas është një person shumë kokëfortë dhe ai nuk e pranon të hedhë hap prapa duke pranuar dështimin e negociatave. Ndërkohë, që është duke përjetuar një krizë të madhe me Izraelin".

Në lidhje me revolucionet arabe duke vënë theksin se ato "nuk ishin një rastësi", Shefik deklaroi se revolucionet në fjalë janë si pasojë e dobësimit të dominimit të SHBA-ve në rajon dhe prishjes së ekuilibrave të fuqive në botë.

"Për momentin rezultatet janë krejtësisht negative. Nëse do të ketë revolucione të reja, duhet të merren mësime nga përvojat e përjetuara gjatë procesit të pranverës arabe", ka theksuar Shefik.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.