Turqia

Organizata terroriste YPG/PKK vazhdon të lirojë anëtarët e DEASH-it

Lidhja e Pavarur Kurde e Sirisë njoftoi se organizata terroriste YPG/PKK ka liruar një prej krerëve të organizatës terroriste DEASH

Ethem Emre Özcan  | 14.11.2020 - Përdıtësım : 15.11.2020
Organizata terroriste YPG/PKK vazhdon të lirojë anëtarët e DEASH-it

Ankara

Lidhja e Pavarur Kurde e Sirisë njoftoi se organizata terroriste YPG/PKK ka liruar një prej krerëve të organizatës terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata terroriste YPG/PKK e cila në Siri përdor emërtimin SDG vazhdon të lirojë terroristët anëtarë të DEASH-it që ka arrestuar.

Sipas informacionit në faqen e internetit të Lidhjes së Pavarur Kurde e Sirisë e formuar nga opozitarët kurdë sirianë, thuhet se është liruar Eid Abdulhamid el-Deyri i ashtuquajturi "emiri i byrosë së marrëdhënieve publike" dhe një prej krerëve të DEASH-it që është arrestuar 2 vite më parë nga YPG/PKK-ja.

Terroristi anëtar i DAESH-it në fjalë thuhet se është përfshirë në shumë krime të luftës.

​​​​​​​Organizata terroriste YPG/PKK edhe muajin e kaluar liroi 631 persona të cilët janë përcaktuar se janë bashkëpunëtorë të organizatës terroriste DEASH.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın