Turqia

Operacion ndaj anëtarëve të FETO-s në Turqi, 25 të arrestuar

Prokuroria lëshoi urdhër arrestet ndaj 60 të dyshuarve sipas deklaratave të dhëna nga personat e arrestuar më parë si anëtarë të organizatës për të cilët janë përcaktuar që kanë kryer "detyra të fshehta" brenda personelit ushtarak

Savaş Güler  | 22.10.2019 - Përdıtësım : 23.10.2019
Operacion ndaj anëtarëve të FETO-s në Turqi, 25 të arrestuar

Konya

Në kuadër të hetimeve të kryera kundër organizatës terroriste FETO njoftohet se 25 nga 60 të dyshuar janë arrestuar pasi ndaj tyre kishte një urdhër arresti me pretendimin se kanë kryer "detyra të fshehta" brenda Forcave të Armatosura Turke (TSK), transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacionet e arrestimeve janë zhvilluar në 27 qytete të ndryshme të Turqisë në kuadër të hetimeve të kryera nga prokuroria e qytetit Konya kundër organizatës terroriste FETO.

Prokuroria lëshoi urdhër arrestet ndaj 60 të dyshuarve sipas deklaratave të dhëna nga personat e arrestuar më parë si anëtarë të organizatës për të cilët janë përcaktuar që kanë kryer "detyra të fshehta" brenda personelit ushtarak.

Ekipet e njësisë kundër krimit të organizuar dhe kundër kontrabandës të drejtorisë së policisë në operacionin e zhvilluar me qendër qytetin Konya njëkohshëm në 27 qytete arrestuan 25 persona të dyshuar.

Mësohet se të dyshuarit kanë kryer detyra të fshehta brenda personelit të TSK-së në pozicione si "drejtorë të përgjithshëm, drejtorë, zv.drejtorë, mësues, mjekë dhe përgjegjës për nxënës jashtë qytetit".

Ndërkohë vazhdojnë punimet për arrestimin edhe të 35 dyshuarve të tjerë të cilët nuk janë gjetur në adresat e tyre në operacion.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın