Turqia

Operacion kundër strukturimit të fshehtë të FETO-s në Turqi, 44 të arrestuar

Drejtoria e antiterrorizmit në policinë e Stambollit zhvilloi një operacion të njëkohshëm në 15 qytete, në kuadër të hetimit të kryer nga byroja për hetimet e krimeve të terrorizmit të prokurorisë së Stambollit

Hüseyin Bağış  | 14.10.2020 - Përdıtësım : 15.10.2020
Operacion kundër strukturimit të fshehtë të FETO-s në Turqi, 44 të arrestuar

Stamboll

Në një operacion të ndërmarrë në 15 qytete me qendër Stambollin kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO arrestohen 44 të dyshuar në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e antiterrorizmit në policinë e Stambollit zhvilloi një operacion të njëkohshëm në 15 qytete, në kuadër të hetimit të kryer nga byroja për hetimet e krimeve të terrorizmit të prokurorisë së Stambollit.

Në këtë kuadër u arrestuan 44 nga 47 persona për të cilët është vlerësuar se kanë zbuluar aktivitetet e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) për organizatën e armatosur terroriste FETÖ/PDY, se kanë siguruar komunikim me “drejtuesit e fshehtë civilë” brenda organizatës nëpërmjet telefonave fiks/publik dhe ndaj të cilëve janë bërë deklarata nga anëtarët e organizatës që kanë përfituar nga ligji i pendimit në operacionet e zhvilluara në data të ndryshme.

Ndërkohë njoftohet se vazhdojnë punimet për arrestimin edhe të dyshuarve të tjerë. Në polici vazhdojnë procedurat për personat e arrestuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın