Turqia

OKB-ja dërgon 22 maune me ndihma humanitare në Idlib

Maunet me ndihma humanitare sot kaluan përmes vendkalimit kufitar në vendin Reyhanli në qytetin turk Hatay. Ndihma humanitare do t’u ndahet banorëve në idlib dhe vendeve përreth

Cem Genco   | 24.01.2020
OKB-ja dërgon 22 maune me ndihma humanitare në Idlib

Hatay

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë dërguar 22 maune me ndihmë humanitare në qytetin sirian idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Maunet me ndihma humanitare sot kaluan përmes vendkalimit kufitar në vendin Reyhanli në qytetin turk Hatay. Ndihma humanitare do t’u ndahet banorëve në idlib dhe vendeve përreth.

Para fillimit të luftës siriane, në Idlib kanë jetuar 2 milionë persona, ndërsa me fillimin e luftës numri i banorëve është përgjysmuar për shkak të përleshjeve të ashpra. Në mars të vitit 2015 forcat opozitare siriane morën Idlibin dhe ai në njëfarë mënyre është bastion i opozitës siriane.

Idlibi është bërë strehë për të zhvendosurit ndërsa aktualisht në këtë rajon sirian jetojnë 4 milionë njerëz të cilët janë objektiv i shpeshtë i regjimit dhe sulmeve nga forcat ruse që iu bashkuan luftës në tetor të vitit 2015.

Me ndërmjetësimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, gjatë bisedimeve të majit të vitit 2017 në Astana, Idlibi u shpall një zonë e deskalimit. Në Soçi më 17 shtator të vitit 2018 u arrit një marrëveshje shtesë armëpushimi në Idlib dhe krijimin e një zone de-eskalimi. Sipas marrëveshjes, forcat e opozitës tërhoqën armët e rënda nga rajoni në tetor ndërsa forcat besnike ndaj regjimit të Asadit nuk ndaluan sulmet artilerike dhe ajrore në rajon.

Që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje gjatë sulmeve të forcave rë Assadit dhe aleatëve të saj në Idlib vitin e fundit janë shpërngulur më shumë se 1.3 milionë persona. Në sulmet janë vrarë së paku 1.600 civilë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın