Turqia

Numri i plazheve me "Flamur Blu" në Turqi arrin në 531

"Turqia pas Spanjës dhe Greqisë është vendi i tretë në botë me më shumë Flamuj Blu", ka thënë ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy

Eda Özdener  | 20.05.2022 - Përdıtësım : 22.05.2022
Numri i plazheve me "Flamur Blu" në Turqi arrin në 531

Ankara

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy tha se Turqia edhe këtë vit ka ruajtur vendin e saj në majë për çmimet e "Flamurit Blu" dhe se numri i plazheve që kanë fituar këtë çmim në vend ka arritur në 531, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, thuhet se ministri Ersoy ka bërë një vlerësim lidhur me çmimet e "Flamurit Blu" 2022 të Fondacionit Ndërkombëtar Mjedisor (FEE), me qendër në Kopenhagë, kryeqytetin e Danimarkës.

"Turqia pas Spanjës dhe Greqisë është vendi i tretë në botë me më shumë Flamuj Blu", ka bërë të ditur Ersoy duke shtuar se edhe këtë vit Turqia ka ruajtur me sukses vendin e saj në renditje.

Ai theksoi se këtë vit numri i plazheve me këtë çmim ka arritur në 531 ndërsa shtoi se në vitin 2023 synojnë vendin e parë në botë në mesin e vendeve që aplikojnë praktikën ndërkombëtare për numrin e plazheve me "Flamur Blu".

Ersoy tha se këtë vit "Flamuri Blu" do të valëvitet edhe në plazhet publike që kanë vendosur në shërbim në Antalya dhe Muğla në të cilët 5 plazhe në Antalya dhe 1 Muğla kanë fituar të drejtën e "Flamurit Blu".

- Liqeni Iznik ka marrë flamurin e tij të parë blu

Sipas çmimeve 2022 për "Flamurin Blu" nga FEE, mësohet se vitin e kaluar këtë çmim e morën 519 plazhe ndërsa këtë vit kjo është rritur në 531 pasi në Turqi këtë të drejtë e kanë fituar 24 marina (porte jahtesh), 15 varka dhe 5 jahte individuale.

Po ashtu këtë vit çmimin për "Flamur Blu" e ka marrë edhe plazhi publik İnciraltı i cili ndodhet në liqenin Iznik.

Numri i plazheve me "Flamur Blu" në Antalya është rritur në 229, në Muğla 111, në Mersin 11, në Kırklareli dhe Sakarya është rritur në 2.

Ndërsa në qytetet si İzmir, Balıkesir, Samsun, Çanakkale, Kocaeli, Bartın, İstanbul, Ordu dhe Van janë ruajtur shifrat e vitit të kaluar.

Këtë vit kanë fituar të drejtën e "Flamurit Blu" plazhet publike të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Lara 1 dhe Lara 2, Manavgat, Beldibi dhe Çamyuva në Antalya si dhe plazhi İçmeler në zonën Marmaris në Muğla.

Detajet lidhur me çmimet e këtij viti mund të gjenden në faqen e internetit http://www.mavibayrak.org.tr/ të Fondacionit për Edukim Mjedisor të Turqisë (TÜRÇEV) i cili u themelua në vitin 1993 nën drejtimin e Ministrisë për Koordinimin Kombëtar të Programit për Flamurin Blu.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın