Turqia

Një tërmet 4.5 ballë godet Turqinë veriore

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) theksoi se tërmeti ndodhi në orën 06:37 të mëngjesit sipas kohës lokale në një thellësi prej rreth 7 kilometrash

Handan Kazancı  | 12.02.2021 - Përdıtësım : 12.02.2021
Një tërmet 4.5 ballë godet Turqinë veriore

Ankara

Një tërmet me fuqi prej 4.5 ballë ka goditur provincën Kastamonu të Detit të Zi në Turqi, njoftoi agjencia e katastrofave të këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në faqen e tij të internetit theksoi se tërmeti ndodhi në orën 06:37 të mëngjesit sipas kohës lokale në një thellësi prej rreth 7 kilometrash.

Asnjë viktimë deri më tani nuk është raportuar.

Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë. Tetorin e kaluar, një tërmet i fuqishëm prej 6.6 ballë goditi provincën e Izmirit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 116 personave ndërsa më shumë se 1.000 të tjerë u lënduan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın