Turqia

Një vajzë me sindromën down portretizoi Ataturkun me guralecë

Hatice Yılmaz, duke ndjekur një shkollë për nxënësit me sindromën down në qytetin Demre, mblodhi 4500 guralecë për të krijuar portretin

Faruk Zorlu   | 12.07.2019
Një vajzë me sindromën down portretizoi Ataturkun me guralecë

Antalya

Një vajzë me sindromën down ka përdorur guraleca për të krijuar portretin e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesin e Republikës së Turqisë, në Antalya, qytet turistik mesdhetar i Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Hatice Yılmaz, duke ndjekur një shkollë për nxënësit me sindromën down në qytetin Demre, mblodhi 4500 guralecë për të krijuar portretin.

Më vonë ajo ai dha këtë vepër si një dhuratë kryetarit të zonës Kumluca, Mustafa Köleoğlu.

"E dizajnova portretin me guralecë të zezë dhe të bardhë. Kam bërë përpjekje të mëdha për të, ishte mjaft e vështirë, por ia dola me mbështetjen e mësuesve të mi. Jam shumë e lumtur", tha Yılmaz për Anadolu Agency.

Duke vlerësuar përpjekjet për dhuratën, Köleoğlu tha se ishte një dhuratë e vlefshme për të.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın