Turqia

Një tërmet 4,7 ballë godet qytetin Malatya në Turqi

Tërmeti ka ndodhur në ora 11:27 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 6,94 kilometrash

Muhammed Nuri Erdoğan   | 27.11.2020
Një tërmet 4,7 ballë godet qytetin Malatya në Turqi

Ankara

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4,7 ballë në rrethin Pütürge të qyteti lindor të Turqisë, Malatya, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit në ueb faqen e AFAD-it, tërmeti ka ndodhur në ora 11:27 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 6,94 kilometrash.

Guvernatori i qytetit Malatya, Aydın Baruş, për AA njoftoi se nuk kanë marrë ndonjë lajm negativ lidhur me tërmetin.

Tërmeti është ndierë edhe në qytetet Gaziantep, Şanlıurfa dhe Adıyaman.

Një tërmet 6,8 ballë në fillim të vitit goditi qytetet Elazığ dhe Malatya ku humbën jetën mbi 40 persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın