Turqia

Neutralizohet terroristi i PKK-së që martirizoi foshnjën dhe nënën e tij

Terroristi i vdekur ishte në mesin e terroristëve që martirizuan foshnjën 11-muajshe, Bedirhan Mustafa Karakaya të një ushtaraku turk Serkan Karakaya si dhe nënën e foshnjës Nurcan Karakaya

Cankut Taşdan   | 30.06.2020
Neutralizohet terroristi i PKK-së që martirizoi foshnjën dhe nënën e tij Foto: Kemal Erdoğmuş/AA

Ankara

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se është neutralizuar një pjesëtar i organizatës terroriste të PKK-së me emrin e koduar "Partizan", i cili është në mesin e terroristëve që martirizoi foshnjën 11-muajshe dhe nënën e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të ministrisë, në kuadër të operacioneve të brendshme të sigurisë është neutralizuar një terrorist në rrethin Yüksekova të provincës Hakkari.

Zbulohet se terroristi i neturalizuar është Adil Akyürek me emrin e koduar "Partizan", përgjegjës i grupit të ashtuquajtur "Mirgezer", i cili ishte në listën gri të terroristëve të kërkuar. Për terroristin në fjalë ofroheshin deri në 500 mijë lira turke (rreth 65 mijë euro) shpërblim.

Terroristi i vdekur ishte në mesin e terroristëve që martirizuan foshnjën 11-muajshe, Bedirhan Mustafa Karakaya të një ushtaraku turk Serkan Karakaya si dhe nënën e foshnjës Nurcan Karakaya me anë të eksplozivit të vendosur në rrugë më 31 korrik 2018.

Bashkë me terroristin janë konfiskuar një raketahedhës RPG-7, një armë e kalibrit të vogël M-16, 5 karikatorë, një municion për raketahedhës, 2 granatë dore, dylbi termale për armë si dhe shumë municione.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın