Turqia

Neutralizohen 4 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Terroristët u neutralizuan gjatë një operacioni ajror në rajonin Metina

Dilara Hamit   | 08.11.2019
Neutralizohen 4 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Forcat turke neutralizuan katër terroristë të PKK-së në operacionet e mbështetura nga ajri në veri të Irakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacioni në rajonin Metina do të vazhdojë, tha ministria në një njoftim në Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "të neutralizuar" në deklaratat e tyre me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Mbi 400 terroristë të PKK-së janë "neutralizuar" në veri të Irakut gjatë katër muajve të fundit.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın