Turqia

Nëpërmjet një operacioni MIT sjell në Turqi 2 terroristë të PKK/KCK-së

Me një operacion të kryer nga MIT në Turqi u sollën terroristët Emrah Adıgüzel me emrin e koduar "Mazlum Jir Agiri" dhe terroristja Pervin Arslan me emrin e koduar "Sarina/Diljin"

Ali Kemal Akan   | 02.12.2021
Nëpërmjet një operacioni MIT sjell në Turqi 2 terroristë të PKK/KCK-së

Ankara

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë (MIT) nëpërmjet një operacioni solli në Turqi 2 terroristë të PKK/KCK-së, përfshirë terroristen Pervin Arslan dhe terroristin Emrah Adıgüzel i cili ka kryer detyrën për mbrojtjen e Duran Kalkan të ashtuquajturin përgjegjës të lartë të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se me një operacion të kryer nga MIT në Turqi u sollën terroristët Emrah Adıgüzel me emrin e koduar "Mazlum Jir Agiri" dhe terroristja Pervin Arslan me emrin e koduar "Sarina/Diljin" të cilët janë anëtarë të organizatës terroriste PKK/KCK.

Terroristi Emrah Adıgüzel iu bashkua organizatës në vitin 2012 dhe filloi të kryente aktivitete në zonat periferike në veri të Irakut. Për dy vite ai ka kryer detyrën e truprojës së terroristit Duran Kalkan me emrin e koduar "Abbas kod" i ashtuquajtur një prej përgjegjësve të nivelit të lartë të PKK/KCK-së.

Emrah Adıgüzel është përcaktuar se ka kryer detyrat e organizatës në rajonet Gara, Sinxhar dhe Hakurk si dhe detyrën e të ashtuquajturit përgjegjës i inteligjencës në Sinxhar. Në vitin 2020 Emrah Adıgüzel u dërgua nga organizata në Iran dhe është përfshirë në mesin e të ashtuquajturve përgjegjësve rajonalë të organizatës në Iran.

Ndërsa Pervin Arslan iu bashkua stafeve periferike të organizatës në vitin 2014 dhe ka kryer aktivitete në rajonin Metina në veri të Irakut dhe në veri të Sirisë. Mësohet se ajo është përfshirë në njësitë e sulmit, sabotazhit dhe atentateve ndërsa në vitin 2019 ajo është dërguar në Iran duke iu bashkuar aktiviteteve të organizatës aty.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın