İrem Demir
09 maj 2023•Përditësim: 09 maj 2023
Nënkryetari i Përgjithshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Numan Kurtulmuş, është takuar me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare (OJQ) nga Maqedonia e Veriut, raporton Anadolu.
Përfaqësuesit e OJQ-ve nga Maqedonia e Veriut e vizituan Kurtulmuşin, i cili njëherësh është edhe kandidati për deputet i AK Partisë për Istanbulin, në zyrën zgjedhore në lagjen Sütlüce.
Në takim me delegacionin, Kurtulmuş tha se zgjedhjet e 14 majit që do të mbahen në Türkiye, janë shndërruar në zgjedhje të cilave u kushtohet vëmendje që jo vetëm në Türkiye dhe popujt e rajonit, por nga e gjithë bota.
Duke folur rreth lajmeve në mediat perëndimore për presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe zgjedhjeve, Kurtulmuş tha se:
"E dimë shumë mirë se çfarë po përpiqen të bëjnë revistat që botohen në disa vende perëndimore, veçanërisht në ditët e fundit. Bëhen publikime që synojnë përfshirjen e drejtpërdrejt në politikën, zgjedhjet e Türkiyes. Janë të shqetësuar nga rrugëtimi i Türkiyes drejt një Türkiye të madhe. Por votuesit tanë jashtë vendit mbrojnë kutitë e votimit dhe nuk na lënë vetë në rrugëtimin tonë të 'Shekullit të Türkiyes'".
- Përfaqësuesit e OJQ-ve morën pjesë në "Mitingun e Madh të Istanbulit"
Kreu i Fondacionit "Qendra e Civilizimit Islam” (FOCIC) Prof. Dr. Adnan Ismaili, duke theksuar se turqit në Ballkanit janë duke ndjekur prej afër zgjedhjet Türkiye, tha se "Morëm pjesë në Mitingun e Madh të Istanbulit që u mbajt të dielën. Shpresojmë që presidenti Recep Tayyip Erdoğan të fitojë sërish në periudhën e ardhshme".
Në delegacion morën pjesë, kreu i Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATÜSİTEB) Tahsin Ibrahim, kreu i Shoqatës "Ensar" Prof. Dr. Süleyman Baki, kreu i shoqatës "Köprü" Hüsrev Emin, kreu i Shoqatës "Merhamet", Ridvan Xhaferi dhe kreu i Shoqatës "Vizioni M", Taxhudin Shabani.
Pas takimit, Kurtulmuş realizoi një fotografi me delegacionin.