Turqia

"Në protokollet e zbatuar gjatë vizitës së krerëve të BE-së në Turqi janë përmbushur kërkesat e palës së BE-së"

Kryediplomati turk, tërhoqi vëmendjen se marrëdhëniet Turqi-BE janë duke avancuar në një atmosferë më pozitive që nga Samiti i Liderëve të BE-së i mbajtur dhjetorin e kaluar

Şerife Çetin,Nazlı Yüzbaşıoğlu   | 08.04.2021
"Në protokollet e zbatuar gjatë vizitës së krerëve të BE-së në Turqi janë përmbushur kërkesat e palës së BE-së" ( Fatih Aktaş - Anadolu Ajansı )

Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, njoftoi se në protokollet e zbatuar gjatë vizitës së krerëve të Bashkimit Evropian (BE) në Turqi janë përmbushur kërkesat dhe sugjerimet e palës së BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu pas takimit me ministrin e Jashtëm dhe Përgjegjës për Kabinetin e Kuvajtit, Ahmad Nasser Al Mohammad Al-Sabah, si dhe pas mbledhjes së Komitetit të Përbashkët Turqi-Kuvajt për Bashkëpunim, me homologun e tij u adresua në një konferencë të përbashkët për media.

Kryediplomati turk, duke iu përgjigjur një pyetjes rreth vizitës së kreut të Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe kryetares së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në Turqi, tërhoqi vëmendjen se marrëdhëniet Turqi-BE janë duke avancuar në një atmosferë më pozitive që nga Samiti i Liderëve të BE-së i mbajtur dhjetorin e kaluar.

Ai tha se vizitat dhe kontaktet e ndërsjella janë duke vazhduar dhe se përveç mbledhjeve të rëndësishme edhe në nivel teknik janë duke vazhduar konsultimet.

Çavuşoğlu rikujtoi se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar video-konferenca me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe liderët e BE-së, ndërsa von der Leyen dhe Michel kanë vizituar më 6 prill Turqinë me ftesën e Erdoğan.

"Edhe në takimet kokë me kokë edhe atë mes delegacioneve të dyja palët hapur kanë shprehur mendimet, pritjet e tyre. Ishte një bisedë produktive dhe e dobishme", tha ai. "Theksuam që tashmë duhet të hidhen hapa konkrete", shtoi Çavuşoğlu.

Në lidhje me çështjen e protokollit që u pasqyrua në mediat, kryediplomati turk theksoi se janë përballur me akuza jashtëzakonisht të padrejta.

"Veçanërisht në takimet e zhvilluara në Turqi, zbatohen rregullat ndërkombëtare të protokollit dhe në kuadër të mikpritjes turke", u shpreh ai.

Ai tregoi se para vizitës ekipet e protokollit janë takuar dhe kanë zhvilluar biseda, duke shtuar se "Në protokollet e zbatuar gjatë vizitës janë përmbushur kërkesat dhe sugjerimet e palës së BE-së".

"Kështu që, në drejtim të sugjerimeve të palës së BE-së, u bë një rregullim i uljes të tillë. Pikë. Këtë, nuk do ta sqaronim kaq qartë mos të kishte akuza kundrejt Turqisë", theksoi Çavuşoğlu duke kujtuar retorika të tilla si "Turqia e bëri" dhe se nuk dëshiron të hyjë në zbatimet e brendshme të BE-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın