"Muzeu i vetëm i Turqisë prej akulli" u mundëson vizitorëve të shijojnë shëtitje sikur në polet
Statujat prej akulli ndriçohen me sisteme të veçanta. Njerëzit që e vizitojnë këtë muze ndihen sikur janë një shëtitje në polet

Erzurum
YUNUS HOCAOĞLU
Në Erzurum, një ndër qendrat më të rëndësishme të turizmit dimëror, "Muzeu i akullit Ata" i themeluar në bashkëpunim të Universitetit Atatürk dhe Agjencisë për Zhvillim të Anadollit Verilindor (KUDAKA), pret vizitorët me veprat e reja artistike.
Muzeu është hapur vitin e kaluar në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit Atatürk dhe është muzeu i vetëm i Turqisë në këtë kategori.
Në muze shfaqen 22 vepra në mesin e tyre shtëpitë iglo, simbol i poleve, harta dhe flamuri i Turqisë të ndërtuar nga akulli.
Statujat prej akulli ndriçohen me sisteme të veçanta. Njerëzit që e vizitojnë këtë muze ndihen sikur janë një shëtitje në polet.
Dekani i Fakultetit Prof. Dr. Mustafa Bulat në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se muzeu është hapur më 15 korrik vitin e kaluar me mbështetje të rektorit Prof. Dr. Ömer Çomaklı.
Ai njoftoi se ekspozita është përgatitur pas një punimi 3 mujor, duke shtuar se synojnë të kontribuojnë në turizmin e qytetit duke e promovuar kulturën e rajonit.
Bulat tha se në vazhdim gjithashtu do të zhvillojnë projekte të reja.
Ndërsa Dr. Caner Yedikardeş nga Departamenti i Qeramikës tha se ekspozita e quajtur "Tuz Buz" është përbërë me bashkimin e materialeve si akull dhe qeramikë.
Një tjetër akademik, Dr. Halil Daşkesen tregoi se në nder të kompozitorit dhe edukatorit muzikor turk, Muammer Sun ka bërë një statujë të pianos.