Turqia

"Mosrespekti ndaj kombëtares turke në Islandë, përgjegjësi e autoriteteve"

"Trajtimi i pasjellshëm ndaj kombëtares sonë në aeroportin e Islandës është nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të autoriteteve zyrtare të Islandës", tha zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Ömer Çelik

Mehmet Tosun  | 10.06.2019 - Përdıtësım : 10.06.2019
"Mosrespekti ndaj kombëtares turke në Islandë, përgjegjësi e autoriteteve"

Ankara

Mungesa e respektit ndaj kombëtares turke të futbollit në aeroportin e Islandës është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e autoriteteve islandeze, tha zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Turqi, Ömer Çelik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Reagimi i Çelik erdhi pasi ekipi përfaqësues i Turqisë për ndeshjet e eliminimit për kampionatin evropian EURO 2020 mbrëmë iu nënshtrua një pritjeje të gjatë dhe një kontrolli të detajuar në aeroport.

"Trajtimi i pasjellshëm ndaj kombëtares sonë në aeroportin e Islandës është nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të autoriteteve zyrtare të Islandës. I dënojmë në mënyrën më të ashpër autoritetet islandeze", ka shkruar Çelik në rrjetin social Twitter.

"Ndaj kësaj mungese të respektit që nuk i ngjan frymës së sportit duhet dhënë të gjitha përgjigjet e nevojshme. Autoritetet e Islandës janë pëgjegjëse për këto sjellje jonjerëzore, që nuk përshtaten me frymën e sportit dhe janë absolutisht të papranueshme në aspektin diplomatik. Ato që u bënë ndaj kombëtares sonë paraqesin njëfarë dhune. Autoritetet islandeze duhet të kërkojnë falje për këtë praktikë 'primitive'. Ato duhet bëjnë hapa për të kompensuar këtë gabim", ka shtuar Çelik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın